Aksion i Prokurorisë në Pejë: Tre persona arrestohen për detyrim dhe një për armëmbajtje pa leje

Një aksion i gjerë është zhvilluar sot nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale dhe Njësinë për Krimin e Organizuar në Prishtinë.

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar katër persona – tre prej tyre për veprën penale “detyrim”, ndërsa një tjetër për “armëmbajtje pa leje”.

“Po, sot është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Pejë, bashkë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale në Pejë dhe Krimin e Organizuar në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona: tre prej tyre për veprën penale detyrim, ndërsa një për armëmbajtje. Të katërtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar nga prokurori i shtetit”, ka konfirmuar për Sinjali zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.