Aksident trafiku në Pejë: Njëra veturë bie në lumë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë dy automjete.

Për pasojë, dyshohet se ka persona të lënduar, të cilët tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, teksa akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.