Aksident i sapo ndodhur në Komoran,

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran.

“Dy automjete të përfshira, një veturë është rrokullisur. Fatbardhësisht vetëm një person është i lënduar, ka lëndime të lehta trupore.”, u shprehë Hoxha.

Policia po bën apel tek vozitësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Klina info