A do të propozojë LVV një emër të ri për kryeparlamentare? Ndiqni drejtpërdrejt zhvillimet nga Kuvendi i Kosovës

Sot pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i 56-të i kësaj seance është paraparë të fillojë në orën 11:00.

Në seancën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e kryetares së Kuvendit, por asnjëra nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila ishte kandidate që nga nisja e procesit, ndërsa më pas u nominua Donika Gërvalla.

Mbetet të shihet nëse LVV do të vazhdojë me propozimin e njëjtë apo mund të sjellë ndonjë propozim të ri.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar mbi zhvillimet në Kuvend.