Përleshje fizike në Klinë, arrestohen të dyshuarit

Një përleshje fizike ka ndodhur dje pas mesditës në Klinë.

Në këtë përleshje janë përfshirë disa persona, derisa rasti ka ndodhur tek busti i Skënderbeut.

Klina.info mëson se në vendin e ngjarjes, kanë dalë mënjeherë njësitet përkatëse policore.

Personat e dyshuar janë arrestuar, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.