?ë ??????????? ? ?????ë? ??ë ?????? ????????, ????? ?ë? ????? ??????? ??? ????

Në laboratorin privat “Medical&Laboratory Services” i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, testi për coronavirus RT PCR kushton hiç më pak se 200 euro.

Në rrjetin social Facebook është publikuar fatura e lëshuar nga ky laborator ku vërtetohet se çmimi për testin molekular për COVID-19 kap shifrën e 200 eurove.

Numri i ulët i testimeve nga institucionet publike shëndetësore, ka bërë që shumë qytetarë të kryejnë testet për COVID-19 në laboratore private.

E këto të fundit, po shfrytëzojnë rastin që të zhvatin qytetarët më qëllim të përfitimit pasuror.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe atyre serologjike, pati njoftuar se çmimet do sillen prej 20 deri në 50 euro.