Interi mposht Romën, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Romës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Edin Dzeko gjeti golin që në start për të kaluar në epërsi Interi për 1-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491142083885015040?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491142083885015040%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-mposht-romen-kalon-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-italise%2F

Në minutën e 6-të ishte sërish Interi që rrezikoi me Nico Barellan që goditi shtyllën.

Minutat e mbetur të kësaj pjesëlojë edhe pse sollën emocion, nuk sollën raste.

Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë, shumë e luftuar, por rasti i parë erdhi në minutën e 68-të.

Ishte Alexis Sanchez që shënoi një super gol me një goditje të bukur nga 20 metra.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491163831007330304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1491163831007330304%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-mposht-romen-kalon-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-italise%2F

Edhe pse skuadrat tentuan për më shumë nuk arritën të prodhonin diçka për tu veçuar.

Me këtë fitore Interi kalon nga gjysmëfinale, ku pret fituesin nga ndeshja Milan – Lazio