Demantohet lajmi, mjeku Nijazi Ahmeti po lufton për jetën

Pak më parë Naim Dedushaj, bëri një postim në të cilin shkruante se mjeku i njohur i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmi u dha në të gjitha mediat, mirëpo Dedushaj e fshiu shpejt postimin nga profili i tij në Facebook.

Ndërsa, aktori i njohur Fatmir Spahiu, në një koment të sapo bërë në profilin e Nijazi Ahmetit, thotë se doktori po lufton për jetën, mirëpo gjendjen e ka të rëndë.

Aktori thotë se këtë informacion ia kanë konfirmuar familjarët e doktorit.

Ndryshe, Ahmeti është prekur rëndë nga koronavirusi.

Më poshtë shihni edhe postimin e Naim Dedushaj, në bazë të të cilit mediat raportuan.