Aksion i Policisë së Kosovës që nga mëngjesi në Pejë

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës bashkë me drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim armësh.

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale,  “Trafikimi me Armë””, thuhet në përgjigjen e policisë.