Dyshohet për një viktimë në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Gllarevë të Klinës, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me rastin dhe numrin e personave të përfshirë në aksident.

Klina.info do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.