Këshilltari kryesor i Trump thotë se mezi presin diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi, më 27 qershor

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka thënë se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Jam i kënaqur që do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë ai në Twitter.

Robert Charles O’Brien është një avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë presidencës së Donald Trump.

Ndryshe, Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e cnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.