Zidane tregohet modest, thotë se ende nuk e kanë siguruar titullin e kampionit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka insistuar se ende nuk e kanë siguruar titullin e kampionit pasi që kanë ende ndeshje për të luajtur.

Real Madridi mund të shpallet kampion i La Ligës në ndeshjen e ardhshme mirëpo Zidane është kujdesur që të tregohet i vëmendshëm për atë që mund të ndodhë,

“Ne duhet të jemi krenar për ekipin. Kanë mbetur dy ndeshje dhe nuk kemi fituar titullin ende”, ka thënë Zidane.

Po ashtu Zidane tregoi se pas ndeshjes së djeshme kundër Granadas kishte brohoritur mjaftë shumë nga gëzimi.

“Unë bërtita duke u thënë lojtarëve të mi se ata kishin bërë një lojë mresëlënëse”, deklaroi trajneri.