Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së

Një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, u.d së presidentes, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Takimi pritet të mbahet në orën 14:00 në kabinetin e presidentes dhe vjen në një moment të rëndësishëm politik për vendin, pas vendimit për shpërndarjen e legjislaturës.

“Në orën 14:00, u.d. detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në një takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i presidentes”, thuhet në njoftim.