Rinia e Klinës i jep mbështetje VV-së në Klinë

Mbrëmë VV në Klinë ka organizuar një takim me rininë e Klinës ku mori pjesë edhe kandidatja për deputete, Drilona Jakaj, e cila garon me numër 95 dhe si e re në moshë, mori mbështetje nga rinia e Klinës.

Postimi i plotë:

ERDHI DITA EDHE PËR RININË E KLINËS

Mbrëmë,Lëvizja VETËVENDOSJE!,Qendra në Klinë organizoi ndejë me të rinjët e Klinës.

Aktivistja Rrita Maxharraj bëri hapjen duke i falenderuar të gjithë të rinjët e Klinës që janë me Lëvizjen,si në organizim,mobilizim e së bashku do jemi edhe në fitore.

Në këtë mbrëmje me prezencën e tyre na nderuan kandidatët për deputetë: Drilona Jakaj,Drita Millaku,Zekë Sinanaj,Albin Gashi dhe asamblistja jonë në Kuvendin Komunal të Klinës Saranda Elezaj.

Sot,Lëvizja VETËVENDOSJE! është domosdoshmëri dhe shpresë për rininë,e rinia është motori i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,është faktori përcaktues i së tashmes dhe i së ardhmes së këtij vendi.

Rinia është me Lëvizjen,e me rininë në Lëvizje,Lëvizja do jetë në qeverisje.

#erdhidita
#qeveriaKurti

SHARE