Gjest humanitar në Jashanicë: “Kuzhina e Djalit” mbështet punëtorët e xhamisë

Këshilli i Xhamisë së fshatit Jashanicë ka shprehur falënderim të veçantë për restorantin “Kuzhina e Djalit”, duke vlerësuar kontributin e tij të vazhdueshëm për komunitetin.

Sipas njoftimit, për tre ditë radhazi ky restorant ka siguruar dreka për të gjithë punëtorët që kanë qenë të angazhuar në punimet e xhamisë së fshatit, një gjest që është cilësuar si human dhe shumë domethënës.

Po ashtu, është theksuar edhe kontributi financiar i pronarit të restorantit, i cili përfshin një donacion prej 200 eurosh, më pas sigurimin e dy shtyllave të ndriçimit për oborrin e xhamisë, si dhe një ndihmë tjetër në vlerë prej 150 eurosh.

Këshilli i xhamisë e ka cilësuar këtë mbështetje si shembull për të gjithë, duke theksuar se këto veprime tregojnë bujari dhe respekt për komunitetin.

Në fund, ata kanë uruar që Zoti t’i shpërblejë me të mira dhe suksese të vazhdueshme.