Aksion i madh në Mitrovicë kundër lojërave të fatit, në terren njësitë e krimit të organizuar

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar sonte në rajonin e Mitrovicës, në kuadër të luftimit të veprimtarive të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit.

Ngjarja ka nisur në mbrëmje, ndërsa në terren janë angazhuar njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një plani operativ të koordinuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, e cila po udhëheq veprimet në disa lokacione të rajonit të Mitrovicës.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është fokusuar në identifikimin dhe goditjen e aktiviteteve të dyshuara të paligjshme që lidhen me organizimin e lojërave të fatit.

Detaje të tjera lidhur me arrestimet eventuale, sekuestrimet apo masat e ndërmarra pritet të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një komunikatë zyrtare, ndërsa zhvillimet janë në dinamikë.

Rasti mbetet në zhvillim.