Lëvizja Vetëvendosja – dega në Klinë me vizitorë të rëndësishëm

Gani Krasniqi, Gegë Lleshi, eksperti për çështje të sigurisë, Hajrullah Terrnava dhe Shukri Aliu, ushtarak i karrierës në pension, e kanë vizituar sot qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë,shkruan Klina.info

Ata kanë bërë homazhe edhe tek shtatorja e Mujë Krasniqit dhe me ç’rast kanë vizituar edhe degën e OVL-UÇK-së në këtë qytetet.
Të pranishëm gjatë kësaj vizite ishin edhe anëtarës e kryesisë së VV-së në Klinë, në krye me Xhafer Berishën, kryetar i kësaj degë, po ashtu kandidat për deputet në radhët e VV-së për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit./Klina.info/