Ky është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një 19-vjeçar nga Kosova, Bylbyl Avdulla Mazreku, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Eferdinger në Alkoven të Austrisë.

I riu ishte përplasur kokë më kokë me një kamion teksa po shkonte për në punë, duke pësuar lëndime fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet austriake po hetojnë rrethanat e aksidentit.