Dukagjini në Suharekë të mërkurën për gjysmëfinalen e Kupës

Skuadra e Dukagjinit do të përballet me sfidën e parë gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën, më 8 prill 2026, duke filluar nga ora 15:00, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Kjo përballje është një hap i rëndësishëm për ekipin në rrugën drejt finales, ndërsa pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët.

Dukagjini synon rezultat pozitiv në këtë takim të parë, për të hedhur bazat drejt kualifikimit në finale.

#bashkëpërDukagjinin