Të dyshuarit për vrasjen në Malishevë janë nga fshati Balincë

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Malishevë. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, katër persona janë shoqëruar në stacion policor, teksa është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Sinjali mëson se katër të dyshuarit janë nga fshati Balincë e Malishevës, teksa Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri.

Lëndime trupore nga përleshja kanë marrë edhe dy nga të dyshuarit, të cilët tashmë janë shoqëruar në Polici.

Ndërsa viktima është një i ri rreth 30-vjeç nga fshati Bubavec i Malishevës