Të shtëna me armë në Bokshiq, një i plagosur rëndë

Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Bokshiq të Klinës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa i lënduari, mashkull nga zona, fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Për shkak të plagëve të rënda, ai është transferuar me urgjencë në Spitalin e Pejës.

Burime të Klina info bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Deri më tani, autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje zyrtare për rrethanat e rastit, ndërsa priten informacione shtesë në vijim./Klina info/