Kurti e Konjufca vizitojnë Pejën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, gjatë ditë së sotme po qëndrojnë në Pejë.

Ata janë parë me aktivistë të Vetëvendosjes.

“Duke ndodhur. Peja çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes dhe vendimmarrjës.Pejë 26.01.2020”, ka shkruar njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, teksa ka postuar këto fotografi të Kurtit e Konjufcës.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi Vetëvendosje i bëri ofertë LDK-së, që në kompensim të postit të kryetarit të Kuvendit LDK t’i marrë 7 ministri.