Është ndarë nga jeta aktivisti i njohur nga Klina, Ahmet Gashi

Ahmet Gashi nga fshati Gremnik i Klinës është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe gjithë qytetarët e Klinës.

I ndjeri ishte një qytetar i ndershëm dhe një aktivist i palodhur për çështje qytetare.

Ai ishte i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve, duke organizuar protesta dhe iniciativa të ndryshme kundër padrejtësive, përfshirë edhe kundërshtimin e fabrikës së çimentos në Gremnik.

Ahmet Gashi ishte gjithmonë zë i fuqishëm për të mirën e qytetit të Klinës, i përkushtuar ndaj zhvillimit, arsimit dhe mjedisit.

Ai kontribuoi në shumë sfera të jetës shoqërore dhe publike, duke mbetur shembull i aktivizmit qytetar.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot i jepet lamtumira e fundit./Klina info