Në Klinë u mbajt mesha e Krishtlindjeve

Ne prani te besimtareve, pjesa me e madhe e perbere nga te rinjtë, solemnisht u kremtua mesha e Nates se Krishtlindjes. Meshen e udhehoqi famullitari Don Agim Qerkini. Ne pretkun e rastit ai shprehu urimet per feste, si besimtarëve të famullisë këtu dhe në diasporë, ashtu edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë. “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!” (Lk 2, 14). Këto janë fjalët e korit të engjëjve, të cilët iu bashkuan engjëllit që solli lajmin e mirë, gëzimin e madh për mbarë popullin me fjalët: “Sot, në qytetin e Davidit ju lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!” (Lk 2, 11).  
Në festën e Krishtlindjes, edhe ne na fton engjëlli i Zotit drejt shpellës së Betlehemit, si në kishë apo në shtëpitë tona, që të bashkohemi në uratë dhe meditim. Edhe ashtu, Krishtlindja është festë e familjes, dhe, sikur ajo gëzohet kur shtohet me një jetë të re, edhe Kisha, me rastin e kremtimit të lindjes së Jezusit, përtërihet në gëzim dhe e mbushur me hir bëhet bartëse e porosisë së këtij gëzimi dhe paqeje në jetën familjare dhe shoqërore. 
Jemi të vetëdijshëm se gjatë këtij viti, për shkak të pandemisë, në shumë familje më tepër kishte frikë se sa gëzim. Shumë të tjerë përjetuan pikëllime të thella dhe të ftohtit e vdekjes, me kalimin në amshim të më të dashurve të tyre. Lutemi që t’i ngushëllojë fakti se festa e Krishtlindjes është festë e jetës, sepse Zoti është Zot i jetës. Lindja e Krishtit në Betlehem është e barabartë me ardhjen e tij në familjet tona. Të bashkuar në lutje pranë Foshjës së Betlehemit, dhe duke i kujtuar të dashurit tanë, zemrat ngrohën dhe ngushëllohen, si dhe rikthehet gjallëria që të jetojmë plotë fe dhe shpresë, se ardhja e Krishtit në botë, i jep kuptim edhe të kaluarit në amshim.
Mesha mbaroi rreth ores 1.00 dhe me bekim te Zotit vazhduan urimet mes njeri tjetrit me fjalet: Per shume mot Krishtlindjen.