Në Spitalin e Pejës kërkohet dhurues i gjakut të grupit B Negativ, për një të prekur me COVID-19

Familjarët e një të prekuri me COVID-19, që ndodhet i shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, kërkojnë dozë gjaku të grupit B Negativ, nga persona vullnetarë, por të cilët e kanë kaluar coronavirusin.

Personat që e kanë këtë mundësi, luten të paraqiten në telefonin 048 608 974.

Të gjithë ata që tashmë e kanë kaluar coronavirusin, luten që të drejtohen në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, ku stafi do të kujdeset që ata trajtohen në mënyrën më të mirë, për të shpëtuar jetën e një personi, që është në rrezik si pasojë e mungesës së gjakut.

Dhuro gjak – shpëto jetë, derisa familjarët e të prekurit dhe stafi i spitalit, janë mirënjohës, për të gjitha ata që tregojnë vullnetin e mirë dhe ndihmojnë në këtë drejtim.