Paralajmërmi i Haradinajt, nënshkrimi i Marrëveshjes ku flitet edhe për Ujmanin rrëzon Qeverinë

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka dhënë sinjale se do të rrëzohet qeveria nëse marrëveshja që do të nënshkruhet sot në Shtëpinë e Bardhë përfshinë edhe Liqenin e Ujmanit.

Haradinaj ka deklaruar se është kundër një marrëveshje që i mundëson përfshirje Serbisë në resurset e Kosovës në këtë rast në Ujman.

Partneri i koalicionit qeverisës i ka çuar mesazh kryeministrit Hoti se mund të rrëzohet nga pozita e Shefit të Qeverisë nëse nënshkruan një marrëveshje ku i jep çasje Serbisë në Liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë ai për REL.

Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë marrëveshje sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërkaq pjesë e ceremonisë së nënshkrimit do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Amerikanët ndërkaq kanë paralajmëruar se kushdo që del kundër kësaj marrëveshjeje, do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër vetes.

Ndërkaq kryeministri Hoti është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në bisedimet e djeshme, që poashtu janë kryer në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimet e djeshme, nga AAK’ja si pjesë e Qeverisë ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Pjesë e delegacionit kosovar në Uashington është edhe kryediplomatja Meliza Haradinaj, që po ashtu përfaqëson edhe AAK’në.

Ndryshe, sot llogaritet të jetë e premte e madhe për Kosovën dhe Serbinë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Trump do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes, e më pas do të takojë bashkë Vuçiqin e Hotin, si përfaqësues të dy shteteve.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë ka shkruar në Tëitter se e djeshmja ka qenë ditë produktive dhe se është optimist për zhvillimet që do të ndodhin sot.

Kryeministri Hoti ka thënë dje pas diskutimeve që quan në dakordime, se nga Shtëpia e Bardhë nuk do të dalë një marrëveshje e keqe apo e dëmshme për Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Serbi prietet të nënshkruhet në orën 11:05, sipas kohës lokale në Uashington, që i bie të jetë ora 5 pasdite në Kosovë.