Rreth 30 të lënduar nga aksidenti në Vragoli, Policia jep detaje

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një autobus me targa serbe.

Sipas Policisë, të lënduar deri më tani janë rreth 30 persona.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, dhe se në të është përfshirë edhe një veutrë gjithashtu.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).

Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje.

Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore” ka bërë të ditur Krasniqi.

Ai ka thënë se jabnë duke u kryer hetimet dhe se më vonë do të ketë edhe detaje të reja nga ky aksident.