E akuzoi që ia arrestoi babanë duke e lidhur për shtylle, djali i Kolë Berishës publikon mesazhin që mori nga Enver Krasniqi

Visar Berisha, djali i politikanit të ndjerë, Kolë Berisha, gjatë ditës së djeshme ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në krahun e majtë të saj ka ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme, Enver Krasniqi,

Berisha përmes një rrëfimi të publikuar në llogarinë e tij private në rrjetin social Facebook, ka thënë se Krasniqi ka qenë një prej personave që kishte punuar në sigurim të shtetit dhe që në pranverën e vitit 1989 e kishte burgosur babanë e tij, Kolën, duke e lidhur për shtylle.

“Ka qene mengjesi i 28 marsit 1989, e Martja e Pashkeve. Kati i IV, dera 7. Njana prej diteve ma te ankthshme per mue.Baba u que shpejt dhe e hapi deren. Dy punetore te sigurimit te shtetit dhe pas tyne dy police e kishin nxane deren. Baba u vesh, e lidhen. Prej ballkonit e pashe qe e futen rrmysht ne Zastave.Ne dhomen e Stacionit policor, sigurmici shiptar, Enveri, qe e kishte burgose, e kishte lidhur me “lisica” per shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat qe vini te ndryshkuna prej gjakut.Shume prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me force. Shiptare. Asi qe besonin se Serbia ishte shteti i tyne”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

Ai tutje ka shtuar se ka marrë informacione se Enver Krasniqi është avancuar nga së paku dy ish-ministra të LDK-së dhe që vendimi i Haxhiut për ta bërë atë ushtrues të detyrës të drejtorit të Agjencisë për konfiskim pasurie është vetëm pasojë.

“Prej atehere kane kalue 34 vjet. Nje jete. Kujtimet jane zbehe dhe pak kush e ka ende ne kujtese se kemi qene ne ane te kundert te historise me ata qe e kane zbatues politiken shtypese te Serbise. Sot dukemi krejt njejte, por atehere skemi qene. Me thane se ky sigurimci i djeshem qenka favorizue nga sepaku dy ish-ministra te LDKs gjate ketyne viteve. Qe kjo qe ka ba znj. Haxhiu asht vec pasoje… Doren ne zemer, krejt kjo maskarade e turpnon shtetin e Kosoves, Kosoven, nuk me lige mue e aq me pak baben Kole. Baba, sa ka qene gjalle kete sigurimcin e ka fale, shpirtnish, si njeri. Ka qene ne paqe me veten. Por baba, e le ma une, suj e mbrojme ma vendin prej te veteve qe e mohojne cdo dite”, ka shkruar tutje ai.