Dhoma ku do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në praninë e Trumpit

Marrëveshja midis Kosovs dhe Serbisë do të nënshkruhet në ora 17:00 në Dhomën e Roosevelt në praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kjo zyre është hapësira kryesore e punës së kreut të Shtëpisë së Bardhë për dekada. Ndodhet në krahun perëndimor, afër Zyrës Ovale, transmeton Indeksonline

Emri aktual i kësaj dhome, dhoma e Roosevelt, u dha nga Presidenti Richard Nixon në 1969, për nder të Presidentit Theodore.