Agim Fejzullahi nis fushatën nga Klina: Ky është një betim për të ardhmen

Kandidati i PDK-së për deputet, Agim Fejzullahi, ka nisur sonte fushatën zgjedhore në Klinë, duke e cilësuar këtë takim si më shumë se një hapje fushate, por si një betim për të ardhmen.

Fejzullahi theksoi se Klina është qytet që e njeh punën, e vlerëson seriozitetin dhe i beson fjalës së mbajtur. Sipas tij, tubimi nuk ishte vetëm një grumbullim qytetarësh, por një mesazh i fuqishëm se shpresa është gjallë dhe se e ardhmja ndërtohet së bashku.

Në këtë ngjarje u riafirmua besimi i qytetarëve të Klinës ndaj PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, me mesazhin se bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga përpara.

#PDK130
#BedriHamza1
#AgimFejzullahi72