Policia jep detaje për “të fortin” në Istog që ua drejtoi armën policëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 12.11.2025, rreth orës 13:15, derisa patrulla policore nё rroba civile ishin nё rrugën ‘Nёna Terezë’ nё Istog, kanё vërejtur njё veturё e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë ёshtё kёrkuar qё tё kontrollohen, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policёve qё tё ndalet dhe i njëjti gjatё ikjes ka nxjerrё njё armё nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarёve policorë.

Zyrtarët policorë kanё nxjerrё armёt zyrtare, me qёllim tё evitimit tё rrezikut pёr veten e tyre dhe qytetarёt, ku tё njëjtit i ёshtё dhёnё urdhёr verbal pёr lёshimin e armёs, me ç’rast ёshtё arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, ku gjatё arrestimit ёshtё lënduar njёri nga zyrtarët policorë.

Nga i dyshuari janё sekuestruar: njё (1) armё zoraki kal 9mm dhe njё karikator i sё njёjtёs armёs.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё.