Aksident i rëndë në Lybeniq të Pejës, tri vetura të përfshira

Një aksident i rëndë në mes tri veturave ka ndodhur në orët e hershme të së premtës, në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

Ai tha se në bazë të informacioneve fillestare një person ka maarrë lëndime trupore i cili është dërguar për tremant mjekësor në spitalin e Pejës.