Fillon mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit, nën drejtimin e Glauk Konjufcës

Ka filluar mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës – Legjislatura VII, nën drejtimin e Glauk Konjufcës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje kryesia do të bejë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të behët edhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.