Dhimbje e madhe në Malishevë, sot u varrosën vëllezërit Driton dhe Naim Morina

Me lot, dhimbje dhe zemra të thyera, sot u dhanë lamtumirën e fundit Driton dhe Naim Morinës, dy vëllezërve që humbën jetën dje, tragjikisht në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 16:00, ku morën pjesë familjarë, miq e bashkëfshatarë, të cilët me pikëllim të thellë i shoqëruan për në banesën e tyre të fundit, shkruan Klina info.

Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka prekur gjithë opinionin publik.

Dyshohet se ata u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, i cili tashmë është arrestuar dhe po trajtohet në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.