Numri 10 në Listën e VV-së në Klinë, Lavdim Zenelaj mban tubim të dielën, e pranishme dhe Shqipe Selimi

Më 28 shtator (e diel), nga ora 16:00, në Lord B, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Klinës, Lavdim Zenelaj, do të mbajë tubimin e radhës me qytetarët.

Zenelaj, i cili mban numrin 10 në listën e Vetëvendosjes, numrin e Rexhep Selimit, po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Klinës, duke u konsideruar si një nga kandidatët me perspektivë dhe energji të reja për kuvendin komunal.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe Shqipe Selimi, e cila do të prezantojë numrin e Rexhep Selimit, duke dhënë mbështetje të plotë për kandidaturën e Zenelajt dhe për listën fituese të Vetëvendosjes.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Klinës të marrin pjesë dhe të sjellin sa më shumë mysafirë në këtë ngjarje të rëndësishme.