Rinia Demokratike e Kosovës në Klinë shpalos vizionin për katër vitet e ardhshme

Rinia Demokratike e Kosovës -Dega në Klinë mbajti një takim ku u diskutua vizioni i të rinjve për katër vitet e ardhshme.

Në këtë bashkëbisedim u dha mbështetje e fuqishme për kryetarin Sokol Bashota, duke u theksuar rëndësia e krijimit të mundësive të reja për gjeneratën e re dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Takimi shërbeu si hapësirë për shkëmbim idesh dhe trajtimin e sfidave që prekin brezin e ri, ndërsa në përfundim u konfirmua angazhimi i rinisë për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive në Klinë.