Drama ka marrë fund. Napoli është kampion i ri i Italisë.
Në ndeshjen vendimtare e fundit në Serie A për këtë sezon, Napoli shënoi fitore ndaj Cagliarit para tifozave vendas, me rezultat 2-0,
Scot McTominay me golin e shënuar në minutën e 42-të, shpëtheu festën në stadiumin ”Diego Armando Maradona” dhe në gjithë qytetin e Napolit.
Në minutën e 51-të, Romelu Lukaku vulosi fitore, me golin që kishte vlerën e titullit kampion.
Kjo është hera e katërt që Napoli shpallet kampion i Italisë dhe hera e dytë brenda tre viteve.
E padyshim kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte një nga futbollistët kryesor në këtë sukses, pasi ishte një mur i vërtetë në mbrojtje, duke pasur besim të plot nga trajneri, Antonio Conte.
Ky është titulli i dytë i Serie A për Amir Rrahmanin, pasi e fitoi edhe në sezonin 2022/2023.
Napoli e mbylli sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, e cila fitoi sonte 2-0 ndaj Comos.