Si dhe pse e vrau 20 vjeçarin nga Kosova, kushëriri i tij: Momenti kur policia arreston të dyshuarin

Si dhe pse e vrau 20 vjeçarin nga Kosova, kushëriri i tij: Momenti kur policia arreston të dyshuarin

Gazeta Express
20 Janar 2020 9:39

Erion Morina, kosovari 20 vjeçar nga Kosova është gjetur dje pa shenja jete dje në komunën Naviglio të Italisë. Ai dyshohet se është vrarë e më pas hedhur në lum nga kushëriri i tij M.Morina, pas një konflikti mes vete

Mediat italiane raportojnë se i riu është gjetur i vdekur në një kanal, ku sipas dyshimeve të para, ai fillimisht ishte goditur me mjete të fuqishme në kokë.

Morina i cili vjen nga Malisheva sipas raportimeve të para të policisë, është goditur më një mjet të fuqishëm ose shishe xhami pas kokës.

Më pas, ai është tërhequr zvarrë nëpër tokë, ku gjatë asaj kohe, nuk dihet se a ishte gjallë apo kishte vdekur.

Krejt këtë, po dyshohet se e ka bërë kushëriri i tij M.Morina, i cili është arrestuar nga policët italian dhe është dërguar për intervistim.

Deri tani, është zbuluar po ashtu se viktima dhe i dyshuari kanë pasur një përleshje me fjalë fillimisht, e cila më vonë eskaloi deri në vrasje.

Mediat italiane shkruajnë se trupi i të riut është dërguar në Mjekësinë Ligjor ku do t’i bëhet autopsia, ndërsa i dyshuari do të qëndrojë në mbajtje deri të hetohet rasti.