GJUKANOVIQ: MALI I ZI NUK DO TA TËRHEQË LIGJIN MBI LIRINË E FESË

Mali i Zi nuk do të tërheqë Ligjin për Lirinë e Fesë, ka porositur presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në një intervistë dhënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug. Ai thotë se protestat, të cilat në esencë i sheh si politike, megjithëse të veshura në “petkun” e kishës, me shenjën e theksuar pro-serbe, nuk mund të rrezikojnë pushtetin, as politikën të cilën po e udhëheqë pushteti.
Gjukanoviq: Mali i Zi nuk do ta tërheqë Ligjin mbi Lirinë e Fesë
Kjo është periudhë e rëndësishme e emancipimit të Malit të Zi, në të cilën duhet krijuar supozimet institucionale për zhvillim të mëtutjeshëm shtetëror dhe shpirtëror të shoqërisë malaziase, pra edhe ripërtëritjen e autoqefales së Kishës Ortodokse Malaziase.

Gjikanoviq ka bërë thirrje për bisedime si të zbatohet ky ligj.

Ai shton se ligji nuk do të rrezikojë liritë fetare të popullit serb në Mal të Zi, e as që do t’ia ndalojë të drejtën për t’i shfrytëzuar kishat dhe manastiret, të cilat gjerë tani i ka shfrytëzuar Kisha Ortodokse Serbe.

Në pyetje se si sheh akuzat e një pjese të pushtetit malazias në llogari të Serbisë, por edhe të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, se qëndrojnë prapa përpjekjeve që të lëkundet skena politike e Malit të Zi, Gjukanoviq thotë se Beogradi aspak nuk e ka lëkundur Malin e Zi.

Ai ka thënë se Vuçiqi e ka thirrjen e hapur të vijë në Mal të Zi.

SHARE