Hajnat e armatosur hyjnë në një shtëpi në Vushtrri, grabisin ari, para e telefona

Një qytetar i Vushtrrisë ka lajmëruar në Polici se dy burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armëve i kanë vjedhur para, stoli ari dhe telefona celular.

Njoftimi i policisë:

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.