Nderohen të rënët në masakrën në burgun e Dubravës

Janë bërë 26 vjet nga masakra në burgun e Dubravës. Në nderim të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre në burgun e Dubravës është mbajtur një tubim përkujtimor.

Në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Në mesin e pjesëmarrësve ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeti Nait Hasani.

Po ashtu në këtë tubim përkujtimor kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e kësaj masakre.