39 persona të vdekur gjenden në një kamion të ardhur nga Bullgaria në Britani

Janë gjendur 39 persona të vdekur në një kontinier kamioni në Thurrock të Essex në Britani.

Trupat janë gjetur në një parking industrial kamionësh, raporton Dailymail. Mësohet se kamioni ka ardhur nga Bullgaria e ishte duke shkuar për në Holyhead të Walesit.

Një 24 vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Kryeinspektori Andrew Mariner në një deklaratë për gazetën Thurrock ka thënë se “ky është një incident tragjik ku një numër i madh i njerëzve kanë humbur jetën”.

“Hetimet tona janë duke vazhduar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Jemi në proces të identifikimit të viktimave, dhe ky do të jetë një proces i gjatë. Ne besojmë se kamioni vinte nga Bullgaria dhe ka hyr në shtet nga Holyhead më 19 tetor, ne jemi duke punuar së bashku me partnerët tanë për të hetuar. Kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me këtë rast e i cili do të mbahet nën arrest përderisa hetimet tona vazhdojnë”, ka thënë ai.

Policia aktualisht ka mbyllur për qarkullin zonën rreth parkut industrial, Waterglade në Grejs, ku është gjetur kamioni.