23 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 23 pacientë të infektuar me COVID-19, 19 janë me oksigjenoterapi, ndërsa 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë, shkruan

Spitali i Pejës bën të ditur se 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 21 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Tri lindje kanë qenë gjatë fundjavës në këtë spital, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

270 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 mijë e 445 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione./Klina.info/