102 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të shtunën se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 189 pacientë,

Prej tyre, 102 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se katër pacientë janë të vendosur në respiratorë, tetë në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 123 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 46 raste të reja me koronavirus, 77 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar dy viktima.