Qeveria Mbyllen kafeteritë e restorantet, Klina e Vitia në ngujim

Në mbledhjen e dytë urgjente të kabintetit qeveritar, është vendosur që të vihen në karantinë dy qytetet ku u shënuan dy rastet e para të të infektuarve me Koronavirus në Kosovë, Klinë dhe Viti. 

Për më tepër, Qeveria ka njoftuar se ka vendosur për mbylljen e plotë të kafeneve, bareve, qendrave tregtare (pa përfshirë ato për mallra ushqimore dhe barnatoret).

Më herët, masat e Qeverisë kishin qenë shumë më të buta, shkruan Periskopi. Në referencë me kafenetë dhe klubet e natës ishte vendosur në mënyrë absurde që ato të rrinin hapur deri në orën 11, edhe pse Koronavirusi natyrisht që mund të bartet në çdo orë të ditës.