Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Lyon-it

Skuadra franceze Olympique Lyon ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit me prejardhje nga Kosova Xherdan Shaqiri.

“Olympique Lyonnais është i kënaqur që më në fund ka arritur një marrëveshje parimore me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili ishte një figurë kyçe për vendin e tij në Kampionatin Evropian të kësaj vere”.

Në komunikatën e ekipit francez thuhet se përfundimi i transferimit mbetet i kushtëzuar me rezultatin e ekzaminimit mjekësor që lojtari do të kalojë këtë të hënë në mëngjes dhe përfundimin e formaliteteve të fundit administrative.

Shaqiri i ka fituar dy tituj të Champions League të fituara dhe me shumë tituj të ligave të ndryshme Ai tanimë është një nga lojtarët më me eksperiencë te skuadra e Lyonit.