Ministri Mehaj viziton familjen e heroit nga Gllareva, Mehedin Morina

Ministri Armend Mehaj ka vizituar sot në Gllarevë familjen e heroit Mehedin Morina.

Ai me këtë rast ka thënë se vizitat në familje të dëshmorëve, janë ato që na rikujtojnë se sa shumë punë duhet për të bërë e sa shumë borgj i kemi atdheut.

“Në Gllarevë vizituam familjen e heroit Mehedin Morina, familje kjo që i ka dhënë atdheut katër luftetarë trima, të cilët lirinë e donin me çdo kusht e me çdo çmim.

Frymën atdhetare ndër breza e kanë mbjellur prindërit tanë, sidomos nënat tona të cilat kanë rritur bija e bijë liridashës. Nëna e dëshmorit, nëna Fizë, tani në moshë 86 vjeçare e mbanë ende të fortë krenaria për të birin, i cili ia ktheu pushkën paramilitarëve e çetnikëve serbë, ndaj të cilëve përfundimisht dolëm fitues.

Falë sakrificës së familjeve të dëshmorëve, ne sot gëzojmë lirinë. Nderimin e respektin për ta, do ta kemi gjithmonë dhe do ta përcjellim brez pas brezi”, shkruan Mehaj.