Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Tre Penne-Gjilani

Sonte nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës nga San Marino, Tre Penne dhe nënkampionit të Kosovës, Gjilanit. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën preliminare të Evropa Ligës.

Televizioni publik i Kosovës, RTK ka konfirmuar se do ta transmetoj ndeshjen e skuadrës kosovare sonte.

Nëse ekipi gjilanas shënon fitore, atëherë do të kualifikohet në fazën kualifikuese të Evropa Ligës.

SHARE