Qeveria merr vendim: Institucionet private dhe publike të organizojnë punën nga shtëpitë, apo në distancë

Ditë të fundit pati shtim të numrit të të infektuarve me COVID-19 në gjithë Kosovën. Vetëm dje u konfirmuan 141 raste duke quar kështu numrin e të infektuarve në 1 mijë e 756.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka propozuar vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë të obligohen për organizimin e punës me stafin ne distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre në mënyrë online në funksion të detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të legjislacionit në fuqi.

Pas propozimit të Zemajt, është votuar pro në mënyrë që të shtohen masat për mbikëqyrjen e situatës pandemike me COVID-19.

“Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni, të gjithë obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në përputhje me manualin e MSH-së. Obligohen institucionet dhe inspektoratet të ndërmarrin veprimet e nevojshme të këtij vendimi”, tha ministri Zemaj, raporton Indeksonline.

Zemaj tha se IKSHPK dhe të gjithë ata që merren me situatën e krijuar nga COVID-19 kanë rekomanduar që të kërkohet përkrahja e këtij vendimi./