Me këto rezultate befasuese mbyllen ndeshjet në Klinë dhe Drenas

Kanë përfunduar dy ndeshjet e elitës së futbollit kosovar të luajtura në kuadër të xhiros së 20-të.

Skuadra e Gjilanit ka arritur ti mposhtë juniorët e Feronikelit me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Golat për gjilanasit i realizuan Blerim Krasniqi (9’), Arbër Prekazi (80’) dhe Edison Kçiku (82’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Ibrahim Cervadiku (88’).

Pas kësaj fitoreje, Gjilani renditet i pari me 39 pikë, kurse Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 11 sosh.

Në anën tjetër, Drenica e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1, në sfidën e luajtur në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë.

Golat për mysafirët i realizuan Baton Zabërgja (6’) dhe Armend Abazi (43’), kurse për vendasit shënoi Donat Hasanaj (88’).

Pas kësaj fitoreje, Drenica renditet e pesta me 27 pikë, kurse Dukagjini mbetet i nënti me 18 sosh.